Ballina Sport VIDEO: Gola dhe përleshje në derbin e Stambollit

VIDEO: Gola dhe përleshje në derbin e Stambollit

Derbi ndërkontinental midis Gallatasarait dhe Fenerbahçes përfundoi me rezultatin 2-2.

Ka qenë një sfidë mjaft emocionuese, ajo e luajtur në stadiumin “Ali Sami Yen”, me pritësit të cilët kaluan dy herë në avantazh, por që nuk arritën dot të ruanin avantazhin.

Në përfundim të takimit, 3 futbollistë u nxorën me karton të kuq, pasi nisi një sherr ku u përfshinë 30 futbollistë dhe stafet teknike.

Kartonë të kuq morën lojtari i Gallatas Badou Ndiaye, si edhe dy lojtarët e Fenerbahçes, Roberto Soldado dhe Jailson.

Golat për pritësit u shënuan nga Donk në të 31’ dhe Linnes në të 49, kurse për miqtë nga Mathieu Valbuena me penallti në të 66 dhe Jailson me një goditje të bukur nga asthë zone në të 72’.