Home Argëtim Salvini ndahet nga e dashura, ajo i dedikon një shkrim në rrjetet...

Salvini ndahet nga e dashura, ajo i dedikon një shkrim në rrjetet sociale

Fotot e fundit në rrjetet sociale i përkasin verës që kaloi ku të dy shfaqen duke kaluar pushimet me të dashuruar se asnjëherë.

Thashethemet që qarkullonin se çifti ishte në krizë, tashmë konfirmohen nga vetë e fejuara e tij Elisa Isoardi që shkruan në Instagram që me Matteo Salvini gjithçka ka mbaruar: ‘Me respekt për dashurinë e madhe dhe të vërtetë që kemi pasur: Faleminderit Matteo”.


Kështu për moderatoren italiane dhe politikanin italian është koha për të ndryshuar faqe, sepse historia e tyre e dashurisë duket se ka mbaruar.

Politikani italian që aktualisht mban postin e Ministrit të brendshëm italian, nga 2003 deri në 2010 ka qenë i martuar me Fabrizia Leluzzin me të cilën ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Loading...