Ballina Planet Putin përkrah idenë për një ushtri europiane: Pozitive për botën shumëpolare

Putin përkrah idenë për një ushtri europiane: Pozitive për botën shumëpolare

“Dëshira e Evropës për të krijuar ushtrinë e vet dhe për të mos u mbështetur tek Uashingtoni për mbrojtjen nuk është vetëm e kuptueshme, por do të ishte “pozitive” për botën shumëpolare”.

Kështu  u shpreh Presidenti i Rusisë,  Vladimir Putin disa ditë pasi Donald Trump kundërshtoi këtë ide të Presidentit frances Emmanuel Macron.

“Evropa është një bashkim i fuqishëm ekonomik dhe është e natyrshme që ata duan të jenë të pavarur dhe sovranë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Putin për RT në Paris, ku liderët botërorë u mblodhën për të përkujtuar fundin e Luftës së Parë Botërore.

Ai gjithashtu përshkroi krijimin potencial të një ushtrie evropiane si “një proces pozitiv”, duke shtuar se do të “forcojë botën multipolare.” 

Udhëheqësi rus madje shprehu mbështetjen e tij ndaj presidentit francez Emmanuel Marcon, i cili kohët e fundit e mbështeti këtë ide duke thënë se qëndrimi i Rusisë për çështjen “është në linjë me atë të Francës” deri në një farë mase.

Kohët e fundit, presidenti Macron ringjalli planet ambicioze të krijimit të një force të kombinuar ushtarake të BE, duke thënë se është thelbësore për sigurinë e Evropës. Ai tha gjithashtu se BE duhet të bëhet e pavarur nga aleati i saj kryesor në anën tjetër të Atlantikut, duke provokuar një reagim të zemëruar nga Uashingtoni.