Ballina Sport Napoli fiton me spektakël përballë Empolit

Napoli fiton me spektakël përballë Empolit

Fiton dhe bind Napoli që në takimin e parë të javës së 11 të Serisë A mundi me rezultatin 5-1 Empolin në stadiumin “San Paolo”.

Pavarësisht se trajneri Carlo Ancelotti kishte lënë një pjesë të titullarëve pushim, të kaltrit kaluan në avantazh që në minutën e 9 me një gjuajtje të bukur të Insigne-s.

Më pas, Mertens u tërbua dhe në të 38’ realizoi golin e dytë, me një të djathtë në rrotullim, e në të 64’ shënoi golin e tretë me një goditje prej mjeshtri, duke shuar shpresat e miqve pas golit të Caputo-s në të 58’.

Në fund shënuan edhe Milik dhe Mertens.

Në këtë takim, Hysaj luajti titullar.