Ballina Planet Analysis “Mushkëria e botës”, në duart e një njeriu të rrezikshëm

“Mushkëria e botës”, në duart e një njeriu të rrezikshëm

The Guardian

Është dëshpëruese të shohësh se si për herë të parë që nga rikthimi i demokracisë në vitin 1985, brazilianët kanë zgjedhur një president të djathtë.

Jair Bolsonaro, një ish-deputet për 7 mandate dhe ish-ushtarak i lartë, përfaqëson një rrezik të qartë dhe present jo vetëm për vendin e tij, por për të gjithë planetin.

Ai e ka mbrojtur diktaturën dhe torturat, duke përmendur me shaka edhe vrasjen e kundërshtarëve të majtë. Ai është përfshirë në disa raste në denigrimin e femrave, komunitetit gei dhe minoriteteve.

Presidenti i sapozgjedhur premton se do të rikthejë rendin duke liberalizuar ligjin për mbajtjen e armëve. Kjo do t’i kushtojë disa jetë njerëzore vendit që deri tani ka regjistruar rreth 60 mijë të vrarë në një vit.

Me anë të një skeme të njohur, Bolsonaro arriti ta portretizonte veten si një kandidat antiestablishment, duke marrë mbështetjen e votuesve të lodhur nga politika e vjetër dhe krimet e dhunshme. Ka shumë arsye për të menduar se brazilianët që kanë votuar për të do të pendohen shpejt.

Programi i Bolsonaros, nëse e merr seriozisht, dhe qëndrimet e tij në lidhje me mjedisin, nëse vihen në zbatim siç janë thënë, përbëjnë një kërcënim për njerëzimin. Presidenti i ri i Brazilit e merr detyrën në janar. Ai ka në dorë atë që njihet si “mushkëria e botës”, Amazona, dhe “hambarin” e botës, savana e Cerrado-s.

Bolsonaro do të jetë ai që do të përcaktojë drejtimin që do të marrë beteja kundër ndryshimeve klimatike, të cilat janë aktualisht në një pikë kritike. Shenjat nuk janë të mira. Mendohet se njerëzimi ka 12 vjet kohë për të parandaluar destabilizimin e rrezikshëm të klimës së Tokës për shkak të mënyrës se si jetojmë.

Mënyra se si jemi sjellë me planetin ka çuar tashmë në asgjësimin e shumë kafshëve të egra, një katastrofë aq e madhe sa që kërcënon qytetërimin. Megjithatë, premtimi kryesor i z. Bolsonaro ishte të vendoste presidencën e tij pas agrokorporatave të mëdha të Brazilit.

Ai favorizon biznesin para biodiversitetit dhe bën thirrje për mënyra pro-tregut për të shfrytëzuar burimet natyrore të Brazilit, veçanërisht duke dalë kundër politikës së ruajtjes së 12% të tokës së vendit për fiset indigjene.

Presidenti i zgjedhur nga ekstremi i djathtë ka premtuar se do të dobësojë zbatimin e ligjeve mjedisore, duke kriminalizuar aktivizmin. Kjo është një paketë masash që nuk do të reformojnë modelin e kapitalizmit që dalëngadalë po e nxeh planetin, por ta turbullojë atë.

Bolsonaro thotë se nuk do të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën – ku Brazili ka caktuar objektiva ambicioze për klimën – për sa kohë që ai merr garanci se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga sovraniteti ndaj fiseve vendase apo juridiksioni ndërkombëtar mbi malet e Andeve, zona tropikale e Amazonës dhe Oqeani Atlantik.

Kjo është një kontradiktë që do të rezultojë e pamundur për t’u zgjidhur: politikat e zotit Bolsonaro do të çojnë drejt urbanizimit të zonës tropikale – në pellgun e Amazonës janë premtuar se do të ngrihen autostrada dhe diga të reja – çka e bën të pamundur që Brazili të zvogëlojë gjurmët e sasinë e prodhuar të karbonit.

Deri tani Brazili ka qenë, në ekuilibër, një forcë morale për të mirën mjedisore: duke iu rezistuar kryesisht tundimeve për të shfrytëzuar burimet e saj të mëdha natyrore për biznes e duke bërë bashkë vende të pasura dhe të varfra në bisedimet për klimën. Brazili ishte caktuar si kryesuesi i bisedimeve të ardhshme klimatike në OKB-së.

Tani, në vend që të ndihmojë, demokracia e katërt më e madhe në botë duket sikur do të bëjë një dëm të pariparueshëm.

Me një administratë amerikane që drejtohet nga skeptikë të ndryshimeve klimatike dhe Kinën që sa vjen e u largohet politika proambientale, i mbetet Europës të marrë rolin e udhëheqësit.

BE-së i duhet t’i dalë përballë Brazilit. Shpyllëzimi nxitet kryesisht nga kërkesa për tokë për të kultivuar sojë, që përdoret si ushqim për kafshët dhe eksportohet. BE-ja është investitori më i madh i huaj në Brazil.

Ekonomia më e madhe e Amerikës Latine është eksportuesi më i madh i produkteve agrikulturore në Europë. Ky është rasti që ligjet e reja europiane të garantojnë që produkte apo transaksione financiare që lidhen me BE-në të çojnë në shpyllëzimin, degradimin e pyjeve dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. (TemA TV)