Home Ballkani Meshë për Kacifas, historiani: Forcat speciale greke janë në Bularat (VIDEO)

Meshë për Kacifas, historiani: Forcat speciale greke janë në Bularat (VIDEO)

Një javë pas vrasjes së Konstandino Kaçifas, në kishën e fshatit Bularat është zhvilluar një meshë në shenjë përkujtimi për 35-vjeçarin, i cili pasi sulmoi me armë policinë shqiptare humbi jetën në shkëmbimin e zjarrit me forcat RENEA.

Të pranishëm në meshë ishin familjarët e 35-vjeçarit, fshatarët e zonës por edhe njerëz të ardhur nga Greqia.

I tërë fshati është paraqitur në mëngjes në kishën e Shën Athanasit për të marrë pjesë në memorialin e familjen së Konstandinos.

Mediat greke shkruajnë se nga ana e familjes, babai i tij, nëna dhe motrat kërkuan që trupi i Kacifas të kthehet në shtëpi dhe akuzuan autoritetet shqiptare pse nuk e kanë lejuar diçka të tillë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme.

Klima në këtë meshë ishte e ngarkuar, ndërsa prifti tha disa fjalë e lutje për “guximin dhe durimin” e Kacifas.

Por përmes një postimi në Facebook, ku publikon edhe foto nga mesha, historiani Arben Llalla shkruan se në Bularat dhe gjatë ceremonisë kanë qenë të pranishëm njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke.

“Sot në kishën e Bularatit janë parë njerëz të ardhur nga Greqia me veshje të forcave speciale të ushtrisë greke. Njeriu me bluzë të zezë është njeri nga forcat greke…”, thotë Llalla.

Bonus video:
Loading...