Home Bota Kleriku i njohur si ‘babai i talebanëve’ vritet në Pakistan

Kleriku i njohur si ‘babai i talebanëve’ vritet në Pakistan

Një klerik mysliman i njohur si babai i talebanëve’ pasi universiteti i tij ndihmoi në nisjen e lëvizjes islamike, është vrarë në qytetin verior të Rawalpindi në Pakistan.

Mediat lokale cituan anëtarët e familjes së tij duke thënë se ai u ther për vdekje, por raporte të tjera thonë se ai u qëllua për vdekje.

Megjithatë Motivi për sulmin është i paqartë, shkruan BBC.

Sami ul-Haq, universiteti i të cilit “Darul Uloom Haqqania” në Pakistan, kanë dalë shumica e udhëheqjes së lëvizjes terroriste afgane,duke përfshirë themeluesin e grupit,Mullah Omar.Ende ekzistojnë raporte kontradiktore me saktësi se si Haq u vra.
Djali i tij Maulana Hamidul Haq tha se udhëheqësi fetar ishte therur për vdekje në dhomën e tij në Rawalpindi, njoftoi gazeta pakistaneze Dawn.

Por nipi dhe një deputet, thanë se sulmuesit e panjohur qëlluan të premten klerikun e shquar.

Ata thanë se i ndjeri po vizitonte kryeqytetin Islamabad këtë javë, por disa media vendase thanë se Haq ishte në qytetin fqinj të Rawalpindi, kur u qëllua dhe u vra.

Policia tha se ata kanë transportuar trupin e Haqut në një spital dhe oficerët po hetojnë rastin.

Yousaf Shah, zëdhënësi i Haq, tha se identiteti dhe motivi i sulmuesit nuk dihen. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi deri tani për sulmin e së premtes.

Vdekja e tij vjen në një moment të turbullt në Pakistan, pasi mijëra njerëz kanë dalë në rrugë këtë javë për të protestuar kundër lirimit të një gruaje të krishterë të akuzuar për blasfemi, pasi ka ofenduar Profetin Muhamed.

Universiteti Darul Uloom Haqqania i klerikut në Pakistan – i quajtur ndryshe Universiteti i Xhihadit – ndihmoi për nisjen e lëvizjes së Talebanëve dhe shpesh përshkruhet si inkubatori për islamistët radikalë.

Zyrtarët afganë kishin kërkuar së fundmi klerikun, që besohet të ketë qenë në vitet e 80-ta, për të ndihmuar në bindjen e talebanëve për të filluar negociatat për paqen.(TemA TV)