Home Chronicle Killeri grek kërkon lirinë: Ndihem fare i pasigurt në qelitë shqiptare, kam...

Killeri grek kërkon lirinë: Ndihem fare i pasigurt në qelitë shqiptare, kam frikë se mos më vrasin

Killeri grek i dyshuar si vrasësi i Devi Kasmit, thotë se ndihet tejet i pasigurt në qeli dhe i friksuar për jetën.

Shtetasi Efthimious Efthimiou, pretendon se është kërcënuar në dhomën e paraburgimit.

Sot ishte seanca e radhës gjyqësore ndaj tij, por Efthimious nuk u paraqit në gjyq duke nënvizuar se kërkojnë ta vrasin.

Ai kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, por ndërkohë kishte dërguar një deklaratë për Gjykatën.

“Dua të marr pjesë në gjyq, por nuk dua të transportohem pasi ndjej pasiguri për jetën”, shprehet ai.

Efthimiou është prangosur si i dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarin Devi Kasmi në 29 janar 2018 në kryeqytet. (TemA)