Home Health Këshilla me vlerë! Gjinekologia: Ja si të kujdesemi për shëndetin seksual

Këshilla me vlerë! Gjinekologia: Ja si të kujdesemi për shëndetin seksual

Një vaginë e shëndetshme nuk ka erë dhe nuk ka asnjë simptomë, ndaj ekzistojnë disa hapa që femrat duhet të ndërmarrin për të mbrojtur veten nga infeksionet.

Më poshtë janë të rënditura këshillat e gjinekologutnë mënyrë që femrat të mos kenë probleme me organin e tyre riprodhues.

1. Uluni në peshqirin personal kur jeni në vende publike
Kur jeni në jacuzzi, spa apo sauna, gjithmonë përdorni peshqirin personal që të shmangni marrjen e baktereve që gjenden në sipërfaqe dhe që mund të kalojnë shumë lehtë në organizëm.

2 . Mos e lani vaginën me sapun antibakterial
Nëse nuk keni qëndruar jashtë me orë të tëra, lajeni vaginën me ujë normal, lejojeni të ajroset dhe thajeni me kujdes. Nuk është e nevojshme të përdorni sapun antibakterial të ashpër, pasi një sapun i tillë ndryshon balancën delikate të pH në vaginë dhe mund të largojë edhe bakteret e mira. Madje, sapuni i fortë antibakterial mund të shkaktojë një erë më të rëndë.

3. Shmangni të brendshmet sintetike
Mbathjet prej pambuku janë më të mira, pasi e mbajnë zonën të thatë, të ajrosur mirë dhe më pak të ekspozuar ndaj reaksioneve alergjike.

4.Shmangni veshjet e ngushta
Përpiquni të shmangni pantallonat e ngushta, pasi ulin ajrosjen.

5. Kontrollohuni shpesh, edhe nëse jeni beqare
Edhe nëse nuk jeni aktive seksualisht, duhet të kontrolloheni rregullisht te gjinekologu për të parë nëse jeni e shëndetshme apo jo.