Home Chronicle Kapet 140 kg drogë në kamion, arrestohet shqiptari (detaje)

Kapet 140 kg drogë në kamion, arrestohet shqiptari (detaje)

Një shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në komunën Belpasso në provincën e Catanias.

Ai është prangosur bashkë me një italian, pasi iu janë gjetur mbi 140 kilogramë marijuanë, të fshehura brenda kamionit dhe në një banesë.

Agjentët e GDF panë daljen e kamionit nga një shtëpi e veçuar, e dyshuar si vend për ruajtjen e substancave të ndaluara, dhe urdhëruan shoferin të ndalonte.

Shqiptari nuk iu bind urdhërit dhe tentoi të largohej duke goditur murin me kamion për të marrë arratinë nëpër fusha, por u gjurmua dhe arrestua në Piano Tavola të Belpassos.

Në kamion u gjetën gjashtë pako me rreth 23 kilogramë marijuanë.

Kontrolli në shtëpi solli zbulimin e 30 pakove të tjera me 119 kile marijuanë. Shqiptari përfundoi në arrest, ashtu si dhe katanezi, pronar i shtëpisë.