Home Chronicle Kallëzim penal kundër dy personave për të shtënat afër “City Mall” në...

Kallëzim penal kundër dy personave për të shtënat afër “City Mall” në Shkup

Policia e Shkupit ka ngritur kallëzim penal kundër 22-vjeçarit me inicialet B.L. nga Shkupi dhe I. N. nga fshati Gërçec për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Siç njoftohet nga Ministria e Brendshme, në orët e mbrëmjes të 11 majit të këtij viti, në kryqëzimin mes rrugës së Moskës dhe asaj të Sofjes në Shkup, nga automjeti “Audi A6”, e drejtuar nga i akuzuari i parë dhe i akuzuarii dytë si ndihmësshofer, shoferi ka qëlluar katër plumba në drejtim të automjetit “Mercedes S-500”.

Në këtë incident nuk kishte të plagosur./flurudha.com