Home Chronicle Itali, përdorte pitbullin për t’u mbrojtur, kapet shqiptari me 20 kg drogë

Itali, përdorte pitbullin për t’u mbrojtur, kapet shqiptari me 20 kg drogë

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjet 20 kg drogë. Sipas mediave italiane ai po udhëtonte me makinë dhe ka shtuar shpejtësinë sapo ka parë patrullën e policisë. Ky veprim i shqiptarit ka bërë që autoritetet të dyshojnë dhe i kanë kërkuar të ndalojë.

Pasi ka ndaluar, në makinë policët kanë parë një qen pitbull që është egërsuar sapo janë afruar. Mirëpo, efektivët nuk u larguan dhe arritën që të zbusin qenin. Pas kontrollit në automjet u gjet edhe lënda narkotike.

Brenda mjetit u gjet edhe 1 kg amnezi, i përbërë nga marijuanë e prerë me metadon dhe heroinë. Mediat italiane shkruajnë se lënda është një koktej vdekjeprurës që shkakton dëme serioze në trurin e përdoruesit.

Nëse lënda narkotike prej 20 kg marijuanë do të ishte shitur në tregun me pakicë destinuar për në Liguria, do t’i sillte 250 mijë euro fitime.