Ballina Sport Flamurtari mposht Kukësin, Teuta pëmbys Tiranën

Flamurtari mposht Kukësin, Teuta pëmbys Tiranën

Parashikohej një sfidë e hapur dhe me spektakël dhe i përmbushi plotësisht pritshmëritë. Kukësi-Flamurtari, e luajtur në Kamëz rezultoi një nga përballjet me të bukura të këtij sezoni, ku fitues dolën vlonjatët, të cilët u treguan më të saktë në episode të veçantë. 1-2 u mbyll ky takim, kur për kuqezinjtë shënuar në pjesën e parë Veliu dhe Alves, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë shkurtoi diferencën Shpehar.

Rasti i artë ishte për Flamurtarin në minutën e 13-të, por Maliqi u bë shpëtimtar, duke i hequr mundësinë e shënimit Bushicit pas krosimit të Torasës.

Gjithsesi, goli për vlonjatët do të vinte në minutën e 39-të, me autor Franc Veliun, që arriti ta shtynte topin në rrjetë pas disa tentativave të njëpasnjëshme të kuqezinjve, 0-1.

Torasa kalon mirë nga e djathta, kroson në zonë dhe përpara se Bushic ta shtynte në rrjetë ndërhyn mbrojtësi i Kukësit.

Kukësi nuk mund të pajtohej me rezultatin dhe rriti presionin në zonën kundërshtare, por në një kundërsulm klasik në fundit e pjesës së parë, Danilo Ales shënoi të dytin për ekipin e Ilir Dajës.

Pjesa e dytë nisi me një gol të shpejtë, i realizuar nga Shpehar, pas një punë të shkëlqyer të William Cordeiros nga e majta. Takimi u bë edhe më i bukur, me lojën që zëvendësohej shumë shpejt nga njëra gjysmëfushë në tjetrën. Në të 59-ën një aksion model i Flamurtarit meritonte për përmbyllej me gol, por Bushic godet keq me kokë, i shërbyer nga Kotobelli. Verilindorët tentuar me të gjitha mënyrat për të barazuar rezultatin, por asgjë nuk ndryshoi, me vërshëllimën e fundit të kryesorit Olsi Sokoli që sanksionoi fitoren e Flamurtarit, që ngjitet në vendin e katërt, me një pikë më pak se Kukësi.

Fitore më përmbysje 2-1 e Teutës në “Tofik Jashari” të Shijakut ndaj Tiranës, sfidë që nisi me 12 minuta vonesë për shkak të një banderole të shfaqur nga tifozët kryeqytetas kundër presidentit Refik Halili. Heroi i “Djemve të Detit” ishte mbrojtësi Ditmar Bicaj, që realizoi dy herë brenda pak minutave në pjesën e dytë, duke e bërë të pavlefshëm finalizimin e bardhebluve gjatë fraksionit të parë.

Një autogol i Silvestër Shkallës në minutën e 28-të (topi u përplas në shtylle, pas krosimit nga këndorja e Hasani e më pas në dorën e mbrojtësit, që e shtyu në rrjetë) u dha epërsinë e përkohshme bardhebluve, që dështuan ta mbronin rezultatin deri në fund, apo të shënonin golin e sigurisë.

Në të 70-ën, Dimtar Bicaj u gjend në vendin dhe kohën e duhur në një moment rrëmuje në zonën e Tiranës, duke barazuar rezultatin, ndërsa dy minuta më vonë i tha një trajektore të pabesueshme topit me kokë për të shënuar golin e dytë dhe të fitores për Teutën.

Me këtë sukses Teuta parakalon Laçin, por mbetet pas Flamurtarit në vendin e pestë.