Ballina Aktualitet Filipçe: Partneriteti publiko-privat edhe në shëndetësi

Filipçe: Partneriteti publiko-privat edhe në shëndetësi

“Partneriteti mes institucioneve shtetërore dhe kompanive private është një nga mënyrat alternative, që të mund të rrisim dhe forcojmë sistemin shëndetësor. Për këtë arsye shikojmë mundësitë për partneritet privat dhe publik. Qëllimi është të bashkohen kapacitetet, ekspertët edhe nga sektori privat edhe nga ai publik”.

Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë konferencës për informacione rreth shfrytëzimit të granteve nga fondet e drejtpërdrejta të Komisionit Evropian për tema nga sektori shëndetësor dhe mjedisi jetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se modele që mund t’i zbatojnë dhe të bëjnë një sistem të përbashkët në të cilin pacientët do të kenë cilësi më të lartë të mbrojtjes shëndetësore, qasje më të lehtë tek ajo, si dhe uljen e çmimeve.

Filipçe njoftoi se një fonacion i madh amerikan do të donojë sistem të telemjekësisë dhe për një kohë të shkurtë edhe ajo do të zbatohet në Qendrën Urgjente për Kirurgji./Telegrafi/