Ballina Showbiz Bleona Qereti tregon histori me sheikë e miliarderë

Bleona Qereti tregon histori me sheikë e miliarderë

Ka kohë që Bleona Qereti ka paralajmëruar se do botojë librin e saj të parë i cili do jetë autobiografi, shkruan GazetaBlic.

Në një intervistë për “Telegraf”, këngëtarja shqiptare ka zbuluar pak nga libri i saj, i cili do jetë vetëm për tregun ndërkombëtar, dhe jo atë shqiptar.

Libër ky i cili do tregoj më së miri me atë çfarë është përballur Bleona deri tani, të gjitha vështirësitë dhe njerëzit që kanë dashur ta pengojnë atë. Madje ajo shpjegon se nuk ka të bëj aspak me të dashurit e saj, por qëllimi është tek marrëdhëniet me njerëzit.

“Për librin janë bërë shumë aludime, por mua nuk më intereson fare tregu shqiptar, por ai ndërkombëtar. Libri do të dalë kur unë të jem gati për tregun ndërkombëtar që të tregoj historinë time, si jam bërë ‘Bleona’. Nuk ka lidhje me idiotësitë që lexohen në media të tipit, do dalin të dashurit e Bleonës, sepse siç kam thënë në intervista, të dashurit e mi janë aq sa për t’i numëruar me gishtat e njërës dorë. Theksoj që nuk ka lidhje me këtë, por me marrëdhëniet njerëzore, si jam bërë Bleona që jam sot. Aty tregoj të gjitha vështirësitë, me çfarë jam përballur, me njerëzit që kanë dashur të më pengojnë, ose më kanë ndihmuar. Është libër për marrëdhëniet njerëzore, jo ato seksuale dhe nuk është për tregun shqiptar, por për atë ndërkombëtar. Shqipëria është vetëm 10% në gjithë librin, madje më vjen për të qeshur kur shqiptarët bëhen ‘legjendat e mendjes së tyre’, pasi nuk e ka njeri mendjen as tek ministrat, as tek qeveria në Shqipëri. Pjesë e librit janë sheikë, miliarderë, producentë muzike dhe filmash, sigurisht edhe politikanë shqiptarë, por nuk ka lidhje me marrëdhëniet seksuale”, ka thënë Bleona Qereti.