Ballina Sport Autogoli më qesharak i të gjitha kohërave (Video)

Autogoli më qesharak i të gjitha kohërave (Video)

Vazhdon sezoni i errët për Chievo-n, me veronezët që mbajnë vendin e fundit në Serinë A pas 11 javësh. Verdheblutë, në fakt, kanë marrë humbje dhe dy barazime deri tani.

E fundit ka ardhur sot kundër Sassuolo-s, që ka fituar 2-0 në “Bentegodi”. Një ndeshje që do të mbahet mend për një kohë të gjatë për një nga autogolat më qesharakë të historisë së futbollit.

Goli i dytë i miqve ka ardhur në minutën e 94-t dhe ka qenë një autogol. Ish-kampioni i Italisë dy herë me Juventus-in, Giaccherini, ka kërkuar ta kthejë topin mbrapa te portieri me një goditje me gjoks, por topi ka përfunduar në rrjetë.