Home Entertainment Aktori Idris Elba shpallet mashkulli më seksi në botë (FOTO)

Aktori Idris Elba shpallet mashkulli më seksi në botë (FOTO)

Revista “People” ka shpallur mashkullin më seksi në botë për vitin 2018. Këtë viti çmimi ka shkuar për Idris Elba, aktor 46-vjeçar.

“Seriozisht? Nuk ka mundësi! E pashë veten me kujdes sot në pasqyrë dhe mendova me vete se qenkam pak seksi sot. Por sinqerisht shumë faleminderit për çmimin, ishte një super surprizë. Mami im do të jetë shumë, shumë krenare”, tha ai duke qeshur.

Që nga roli si bosi i drogës “Russell Stringer Bell”, i cili i dha famë në Amerikë, tek roli i protagonistit në serialin e HBO “The Wire” e deri tek portretizimi i rojtarit të Asgaridas Heimdall në filmin e Marvel “Thor”, 46 vjeçari është bërë një nga yjet më të njohur dhe të dashur për publikun.