Home Chronicle Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Çellopek, plagoset shoferi

Aksident trafiku në rrugën Tetovë-Çellopek, plagoset shoferi

Më datë 06.11.2018, rreth orës 17 e 30 minuta, në rrugën regjionale Tetovë-Vollkovi, në afërsi të fermës së Çellopekut, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë makina e tipit ,,Golf,, me targa të Tetovës, e drejtuar nga 26-vjeçari M.S. nga Tetova, dhe traktori i tipit ,,IMT,, me targa të Gostivarit, drejtuar nga 43-vjeçari N.M. nga fshati Gradec i Gostivarit.

Shoferi i plagosur i makinës ,,Golf,, është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma mjekësore.

Pas kryerjes së hetimeve po punohet për zbardhjen e plotë të detajeve të aksidentit.