Ballina Kryesore (VIDEO) DRAMA E NJË NËNË-E-BIRI TË HENDIKEPUAR, MYSAFIRË TË PAFTUAR KANË EDHE...

(VIDEO) DRAMA E NJË NËNË-E-BIRI TË HENDIKEPUAR, MYSAFIRË TË PAFTUAR KANË EDHE GJARPËRINJTË NË SHTËPI

SHPËRNDAJE

“Dëshira ime më e madhe është të më ndërtojnë një shtëpi të vogël, këtu poshtë të shpëtoj nga kjo, dhe të kem një banjo dhe të mund e vetme të pastrohem. Dhe Dragi të ketë shëndet dhe të kujdeset për mua” deklaroi Anica Luleviç.

Anica është 72 vjeçe, para 25 viteve burri e la me dy jetima.

Ajo thotë se ka punuar si pastruese në një fabrikë, shpesh herë edhe dy ndërrime, vetëm e vetëm të kujdeset për fëmijët e saj.

“Tani e kam të vështirë,jeta është e hidhur, Dragi më ndihmon por unë nuk mundem t’i ndihmoj atij. Kam dhimbje në shpinë, në gjunj, kam reumë dhe zemrën e kam të dobët dhe më tej nuk kam se çfarë të të them. Dragi blen gjithçka, më herët edhe ka gatuar, nuk kishim para për të blerë. Çfarë të bësh duhej të gatuaj. Kjo situatë e imja mos t’i ndodhë as armikut më të madh. Tani Dragi blen bukë por unë nuk mund të ha” shtoi Luleviç.

Nënë e bir jetojnë në një shtëpi shumë të vjetër dhe pa asnjë kusht elementar për të jetuar. Ajo që u mungon më së shumti është një banjo. Dragi, edhe ai është i hendikepuar, ndërsa nuk mund ta dërgojë nënën e tij në tualet. E në pamundësi kishte improvizuar një tualet për nënën e tij në katin e dytë të shtëpisë. Ndërsa ujin e ngrohtë e shijojnë vetëm kur ka diell, ku me disa bidona e ngrohin ujin në ballkonin e shtëpisë.

Dragi thotë se shpesh herë mysafir të paftuar kanë edhe gjarpërinjtë në shtëpi.

“Të kujdeseni për një nënë të sëmurë një djalë i sëmurë, në këto kushte të padenja për jetë, përveç ujit që kemi nuk kemi kushte elementare për jetesë me të vërtetë shumë e rëndë. Kjo është e rëndë për një person të shëndoshë, e lëre më për dy persona të sëmurë” deklaroi Dragi Luleviç.

Dragi me hallin e tij mundohet t’i ndihmojë nënës dhe vetes.

Ai nuk është i martuar, ndërsa shpesh herë e ka ngritur zërin në mediume për nevojat e personave me hendikep.Është anëtar në njërën prej organizatave të personave të hendikepuar. Dragi thotë se ka të holla për bukë, por ai nuk mund të mbledhë të holla për të ndërtuar një shtëpi të vogël, meqenëse gjysma e pensionit që marrin nënë e bir, u shkojnë në harxhime për barna.

Këta njerëz apelojnë deri tek personat human që t’i nihmojnë për të ndërtuar një shtëpi të vogël në fshatin Çuer – Sandevë, ku jetojnë edhe tani.

071 796 247

Loading...