Home Bota Trump: Mbreti saudit pa SHBA nuk do të mbijetojë as për dy...

Trump: Mbreti saudit pa SHBA nuk do të mbijetojë as për dy javë

Trump ka befasuar sërish me deklarimet e tij në lidhje me Arabinë Saudite, pas atyre në Virginia ku potencoi fatin e Mbretërisë së lidhur me të të SHBA, e ku kërkoi që Saudia të paguante për sigurinë e saj tek Administrata amerikane..

Në një tubim në Misisipi, Presidenti Trump tha se Arabia Saudite dhe mbreti i saj nuk do të zgjasnin as dy javë pa mbështetje ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne e mbrojmë Arabinë Saudite. Më pëlqen Mbreti Salman dhe i them sërish: ne ju mbrojmë, pa ne ju nuk mund të jeni në pushtet as për dy javë, prandaj ju duhet të paguani për ushtrinë tonë”, tha Trump.

Këto deklarata vijnë pas rritjes së çmimeve të naftës në Shtetet e Bashkuara.

Arabia Saudite është eksportuesi më i madh në botë i naftës dhe, në praktikë është lideri i bllokut të naftës të OPEC, të cilin Trump kritikoi për çmimet e larta të karburantit. /tesheshi.com/

Loading...