Ballina Planet Analysis Trump dhe princi axhami: Sundimi i Mohammed bin Salman-it “si u nis,...

Trump dhe princi axhami: Sundimi i Mohammed bin Salman-it “si u nis, ashtu u bitis”

Nga David Hearst

Nëse Mohammed bin Salman është në gjendje të urdhërojë një akt të tillë të tmerrshëm në moshën 33-vjeçare, vetëm gjashtëmbëdhjetë muaj pas emërimit të tij si Princi i Kurorës, atëherë çfarë do të ndodh kur të ngjitet në fron?

Cilat ishin mendimet e fundit të Jamal Khashoggi-t, pasi ai ishte zhvendosur nga zyra e konsullit të Arabisë Saudite në Stamboll nga dy burra dhe e kuptoi se kishte ecur drejt një kurthi?

Khashoggi nuk ishte naiv. Ai e njihte veprimin e konsullatave dhe ambasadave saudite.. Ai vetë kishte punuar në dy prej tyre: Uashington dhe Londër.. Ai e njihte bishën, mënyrën e të menduarit, veprimin, ndjenjën.

Ai gjithashtu i njihte rregullat. Ai kishte punuar për Turki bin Faisal, ish-kreu i inteligjencës saudite. Rregullat e lojës ishin brutale, por racionale. Kishte kufij shumë të qartë. Nëse i njihnit ato, mund t`i llogarisnit rreziqet e ndërmarra.
Momentet e fundit

Khashoggi sapo kishte blerë një apartament në Stamboll. Ai do të martohej një ditë më pas. Çifti ishte në pritje të mobiljeve. Noshta mund të kishte menduar se më e keqja që ata mund t`i bënin ishte ta merrnin në pyetje ose ta ndalonin. Por a do të kishte rrezikuar një rrëmbim, për të mos përmendur jetën e tij, për një copë letër që lejonte që të martohej përsëri në Turqi?

Ai u kishte thënë miqve të tij se u largua nga mbretëria, sepse nuk mund ta paramendonte veten në burg. Kjo ishte arsyeja pse ai ndjeu një detyrë morale për të folur. Nëse ai ishte i lirë, dhe mijëra njerëz si ai dergjen burgjeve, atëherë ishte detyra e tij për të folur.

Në sekondat e fundit të jetës, Khashoggi me siguri e kuptoi se e gjithë kjo ishte e pakuptimtë.

Nëse vdekja e Khashoggi-t është një akt i çmendur, ai që e ka urdhëruar atë duhet të jetë tërësisht i çmendur. Një njeri iracional, që nuk njeh rregulla dhe nuk ka vetëpërmbajtje. Një njeri që mund të veprojë me ndjenjën e plotë se është i pandëshkueshëm, dhe prej të cilit çdokush të kishte frikë.

Zbarkimi në Virxhinia

Stuhia e kategorisë 4-të që shkaktoi vrasjen e Khashoggi-t ka ndryshuar drejtimin në 48 orët e fundit. Ajo nuk rri pezull mbi ngushticën e Bosforit dhe nuk është më vetëm një çështje midis dy vendeve shumë larg në Lindjen e Mesme (Arabia Saudite dhe Turqia), që të dyja me rekord të zi sa i përket sjelljes me gazetarët.

Ndërkohë që vjen rrjedha e errët e detajeve për vrasjen – identiteti i pasagjerëve të avionët privatë, sharra e përdorur për të coptuar trupin e Khashoggi-t, lajmi se si u tërhoq nga zyra e konsullit të përgjithshëm dhe tani një incizim i tmerrshëm audio dhe video i pyetjeve, torturave dhe vdekjes së Khashoggi-it, që u është ndarë turqive dhe aleatëve perëndimorë – kështu që kjo është bërë një krizë e madhe për Shtëpinë e Bardhë dhe për Amerikën.

Dimensionet e kësaj krize sapo kanë filluar. Ky është një akt barbar për të cilin edhe grupi i Shtetit Islamik (IS) do t`ua kishte zili. Një viktimë tërësisht e pafajshme dhe me profil të lartë u kap, u rrah, u torturua dhe u sakrifikua si një kafshë. Por kjo nuk u krye nga fanatikë fetarë. Kjo u urdhërua dhe u krye nga aleati i parë arab i Amerikës në Lindjen e Mesme, në mjediset e tij diplomatike, duke përdorur resurse shtetërore.

Riad vazhdon të mohojë përgjegjësinë për vrasjen. Zyrtarët sauditë kanë mohuar fuqishëm çdo përfshirje në zhdukjen e tij dhe thonë se ai u largua nga konsullata në Stamboll menjëherë pas mbërritjes. Megjithatë, ata nuk kanë paraqitur ndonjë dëshmi për të vërtetuar pretendimin e tyre dhe thonë se kamerat e sigurisë në konsullatë nuk funksiononin në atë kohë.

Uragani Jamal ka bërë zbarkim në Virxhinia dhe tani po shkon drejt Shtëpinë së Bardhë. “Kjo gjë ndodhi në Turqi dhe Khashoggi nuk është as qytetar amerikan”, tha i hutuar presidenti amerikan Donald Trump . Por Khashoggi nuk ishte më vetëm një disident saudit. Ai ishte bërë një “banor i Virxhinias”.

Stuhia filloi t`i merrte përpara gjërat që ishin të sigurta, përgjatë gjithë Avenysë Pennsylvania: Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman (MBS), nga truproja e të cilit ishin mbledhur 15 vrasësit, ishte “njeriu ynë”. “Ne kemi vënë njeriun tonë në krye!” Trump u tha miqve të tij, siç raportoi Michael Wolff në librin e tij “Zjarr dhe furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump”, në fillim të këtij viti.

U zhduk edhe dashuria vëllazërore që Jared Kushner, dhëndri i Trump dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, filloi me bin Salman, në takimet që zgjatën deri në 4 të mëngjesit, duke shkëmbyer përvoja dhe duke planifikuar strategji (MBS u tha bashkëpunëtorëve se Kushner i kishte folur për emrat e sauditëve jolojalë ndaj princit të kurorës, megjithëse zëdhënësi i Kushnerit mohoi këtë).

Mbështetja e përhershme, e drejtpërdrejtë që Trump i dha princit trashëgimtar që kur u vendos në atë vend, tani është një turp, me gjithë tekstet e paturpshme dhe të paqëllimshme në median amerikane ku Princi i Kurorës i Arabisë Saudite është paraqitur si një reformator i ri.

E gjithë kjo është rrëzuar në një natë dhe rrënojat janë kudo. Mediat amerikane janë të zemëruara. Karen Attiah, redaktorja e Khashoggi-t në Uashington Post në Twitter, tha: “Mjaft më me servilosjen perëndimore ndaj Princit të Kurorës saudite, Mohammed bin Salman.”

Murtaja në Riad

Të mëdhenjtë dhe të mirët po tërhiqen qa shpejt nga Iniciativa për investime në të ardhmen, një konferencë për investitorët, që do të mbahet gjatë këtij muaji në Riad , sa do të kishit menduar se një murtajë ka shpqrthyer në Riad, përfshirë Richard Branson, New York Times , CNN, shefja ekzekutive i Uber Technologies, Dara Khosrowshahi dhe drejtoresha ekzekutive Viacoma Bob Bakish.

Zoti na ruajt, edhe Financial Times është tërhequr.
Erëra të forta fryjnë gjithashtu edhe në Kapitol Hill. Një iniciativë bipartizane është duke u zhvilluar në Senat për të kërkuar sanksione kundër bin Salmanit sipas Ligjit Magnitsky (ligj i përdorur kundër shtetasve rusë të përfshirë në krime të rënda).
Senatori republikan, Paul Rand, kërkon shkurtimin e financimit, trajnimit dhe bashkërendimin me ushtrinë saudite “derisa Khashoggi të kthehet gjallë”.

Senatori Lindsey Graham, një senator republikan me ndikim, i tha CNN: “Nuk duhet të jeni këtu Sherlock Holmes për të qenë të shqetësuar. Nëse kjo është bërë nën drejtimin e qeverisë saudite, në qoftë se princi i kurorës ishte i përfshirë në ndonjë mënyrë, kjo do të zhbëjë të gjitha mundësitë e tij për të udhëhequr këtë shtet në arenën ndërkombëtare.

Një rrjet trazues i lobistëve sauditë dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, një rrjet i krijuar për të orkestruar hyrjen e Bin Salman në skenën botërore, po fillon gjithashtu të zbulohet.
Grupi Harbour, një firmë e Uashingtonit që ka këshilluar Arabinë Saudite që nga prilli 2017, përfundoi të enjten kontratën e saj mujore prej 80,000 dollarësh . “Ne kemi ndërprerë marrëdhëniet”, tha drejtori menaxhues Richard Mintz. Mintz është i lidhur ngushtë me Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Uashington Yousef al Otaiba, i cili ka vepruar si përfaqësues i Bin Salman në Uashington

Një histori e përshtatshme për t`u mbuluar

Në Turqi, Presidenti Rexhep Taip Erdogan ishte duke u përgatitur për të pritur një delegacion të nivelit të lartë të udhëhequr nga princi Khaled al-Faisal. Ai është guvernatori i Mekës dhe një këshilltar special i mbretit. Fakti që ai është gjithashtu vëllai më i madh i ish shefit të Khashoggi-t, Princit Turki al-Faisal, ish-shefi i inteligjencës dhe ambasador në Uashington dhe Londër, nuk shkoi pa u vënë re.

Një operacion për të izoluar Mbretin Salman nga çdo lidhje me këtë ngjarje është në proces. Hetimi i përbashkët midis Turqisë dhe qeverisë ndaj atyre që kanë kryer këtë mizori është një histori e përshtatshme.

Me ndarjen e audios dhe videos së momenteve të fundit tragjike të Khashoggit me aleatët e saj perëndimor, Turqia ka siguruar rezultatin e hetimit përpara se të ketë filluar. Pyetja e vetme në mendjet saudite është se si ata mund ta izolojnë Princin e Kurorës nga kjo ngjarje.

Njeriu që krijoi Mohammed bin Salmanin, i cili e mbështeti atë dhe riorientoi të gjithë politikën e jashtme amerikane, krijimin dhe sigurinë ushtarake duke vendosur besimin e tij tek ai, është Trump. Dhe ishte Trump i cili e lejoi Princin e Kurorës të vepronte pa frikën e ndëshkimit.

Ai tani mund të mendojë vetëm një gjë: Nëse Bin Salman është në gjendje të urdhërojë një akt të tillë mizor në moshën 33 vjeç, vetëm 16 muaj pasi ai u instalua si princ i kurorës, çfarë akti të çmendur dhe të pamatur ai do të jetë në gjendje të bëjë si mbreti i shtetit që ushtria amerikane e ka vendosur për pikën kyçe të fuqisë në Gji dhe rajonin në përgjithësi?

Tri gjëra vendosin për ta bërë Princin e Kurorës mbret. Së pari dhe më kryesorja, pëlqimi i Shtëpisë së Bardhë. Së dyti, mbështetja e familjes mbretërore. Mendimi i opinionit publik është larg në vend të tretë. Miratimi i Shtëpisë së Bardhë është shumë më i rëndësishëm se dy të tjerët. Është një status quo. Trump nuk do të ndërhyjë në procesin e brendshëm nëse ai tërheq pëlqimin e tij që Princi i Kurorës të ngjitet në fron.

Trump-it i ka mbetur vetëm një potez veprimi, pasi përmbajtja e kasetës audio dhe video është zbuluar. Ai nuk mund të lejojë bin Salmanin të ngjitet në fron.

Kjo është më e pakta që meriton Jamal Khashoggi si dhe njerëzit të tjerë të panumërt që u vranë, u torturuan dhe u burgosën nga regjimi.

Burimi: “middleeasteye.net”

Në shqip nga flurudha.com