Home Bota Shembet ura, zë poshtë trenin (VIDEO)

Shembet ura, zë poshtë trenin (VIDEO)

Një urë që lidh dy pjesë të qytetit Svobodny të Rusisë është shembur.

Incidenti u regjistrua të martën (9 tetor) dhe nuk ka pasur viktima por vetëm të lënduar.Dëshmitarët raportojnë se një kamion po ecte mbi urë në momentin që ajo u shemb.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti u shkaktua nga automjeti me ngakesë të rënda që po kalonte mbi urë.Në kohën kur ura u shemb nën të po kalonte një tren mallrash.Policia dhe shërbimet e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendgjarje.Ndërsa raportohet se shoferi i kamionit është dërguar në spital dhe ka thyer këmbën.