Ballina Balkan Albania Paralajmërimi frikshëm i Ngjelës: Do ketë vrasje politike në Shqipëri

Paralajmërimi frikshëm i Ngjelës: Do ketë vrasje politike në Shqipëri

Po vijnë vrasjet politike. Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” në Ora News bëri një deklaratë të fortë duke thënë se në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik.

Ngjela tha se kjo ndodh kur politika është lidhur me krimin e organizuar.

“Të gjithë keni qenë në unison bashkë me politikën. Do të shikoni që do të fillojnë atentatet, bashkë me vrasje të karakterit politik. Sa më shumë të rritet kurba e frikës. Unë di si ka ndodhur në botë. Psikika kriminale është e barabartë në botë. Çfarë ka ndodhur kur ka qenë politika e lidhur me krimin e organizuar. Do ndodhi që politika mund t’i drejtohet krimit të organizuar për të goditur subjekte të caktuara për të krijuar frikë. Do të ndodhi, mbajeni mend! Do të keni ndihmën e FBI-së? Nuk e di! Por ma ha mendja që ata janë më profesionist se sa unë dhe e kanë parashikuar këtë gjë, sepse krijon destabizilim. Krimi krijon destabizilim, jo krimi i pa njohur. Këta të korruptuarit e të dy krahëve duan destabizilim? Po e duan, vuajnë. Pse e duan? E duan që të largohen sepse nuk shpëtojnë dot nga kjo reformë.” – tha Ngjela.

Paralajmërimi mbetet i frikshëm, pasi mundet, sipas Ngjelës, vrasjet politike të jenë nga dyja palët. Kjo vjen pasi politika, dhe sidomos mazhoranca, është përzier me krimin, ndaj mafia do vendos rregullat e saj, sepse don destabilitet. Kështu shpjegon avokat Ngjela.
Në vitet e fundit krimi ka hyrë në parlament dhe në qeverisje, prandaj frika e Ngjelës për vrasje politike, duhet marrë në konsideratë serioze nga strukturat e shtetit shqiptar.