Home Bota Pamjet ekskluzive të Jamal Khashoggi-it duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll...

Pamjet ekskluzive të Jamal Khashoggi-it duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll (VIDEO+FOTO)

TRT World ka marrë fotografitë ekskluzive nga kamerat e sigurisë të gazetarit saudit Jamal Khashoggi vetëm pak minuta para se të hynte në Konsullatën Saudite në Stamboll, transmeton flurudha.com

TRT World ka marrë fotografi ekskluzive që tregojnë gazetarin saudit Jamal Khashoggi duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, para se të zhdukej pasi ai nuk arriti të dilte nga ndërtesa.

Imazhet e marra nga pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se Khashoggi atë ditë që hyri në konsullatë kishte veshur një xhaketë të zezë, një këmishë të zbehtë gri dhe pantallona gri.

Më herët gjatë ditës, një zyrtar i lartë i qeverisë saudite i tha Reuters se kritiku i Rijadit u vra pas një grindjeje në konsullatë.
Ky version i ri i ngjarjeve që çuan deri në vdekjen e Khashoggi-t bie në kundërshtim me shpjegimet e mëparshme nga Arabia Saudite, e cila në një deklaratë të së shtunën tha se ai kishte vdekur pas një përplasjeje fizike që ndodhi brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Sipas burimit të paidentifikuar saudit, një ekip prej 15 shtetasish sauditë u dërguan për t’u përballur me Khashoggi-n në konsullatë, por ai i rrezistoi tentimit tw tyre pwr ta droguar dhe pastaj rrwmbyer. Ishte pwrleshja qw çoi përfundimisht në vdekjen e tij.

Një anëtar i ekipit pastaj u vesh me rrobat e Khashoggit dhe doli nga ndërtesa për ta bërë të duket sikur ai kishte lënë konsullatën, tha zyrtari.
Zyrtarët turq dyshojnë se Khashoggi, një kolumnist i Washington Post, u vra brenda konsullatës nga ekipi i agjentëve sauditë dhe trupi i tij u copëtua.

Raporti i Arabisë Saudite për incidentin ka ndryshuar shumë herë. Autoritetet fillimisht hodhën poshtë njoftimet se Khashoggi ishte zhdukur brenda konsullatës si të rremë dhe thanë se ai kishte lënë ndërtesën menjëherë pas hyrjes. Kur mediat raportuan pak ditë më vonë se ai ishte vrarë aty, ata i quajtën “të pabazuara” akuzat.

Pasi më në fund e pranuan se Khashoggi ishte vrarë në konsullatë, mbreti saudit Salman urdhëroi shkarkimin e pesë zyrtarëve, përfshirë Saud al Qahtani-n, një këshilltar i gjykatës mbretërore që shihej si krahu i djathtë i princit të kurorë dhe shefin e shërbimit të fshehtë Ahmed Asiri njoftoi media shtetërore të shtunën.

Tetëmbëdhjetë shtetas sauditë janë arrestuar, tha prokurori publik saudit në një deklaratë.

Mbreti gjithashtu urdhëroi një ristrukturim të shërbimit të inteligjencës, që do të udhëhiqej nga princi Mohammed bin Salman, duke sugjeruar që princi të mbante ende një autoritet të gjerë, transmeton flurudha.com.

Loading...