Home Balkan Albania Nisin fluturimet low cost Tiranë–Dortmund

Nisin fluturimet low cost Tiranë–Dortmund

Wizz Air, shoqëria ajrore më e madhe me kosto të ulët në Europën Qendrore dhe Lindore, filloi sot fluturimet e reja që lidhin Tiranën me qytetin gjerman të Dortmund.

Destinacioni me tarifa të ulëta fillon me dy fluturime javore, të martave, dhe të shtunave.

Shitjet e biletave kanë filluar nëpërmjet faqes zyrtare të kompanisë.

Fluturimi i parë u shoqërua me një ceremoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Vendet për fluturimet nga Tirana drejt Dortmundit, janë në dispozicion në www.wizzair.com me çmime duke filluar nga 19.99 uuro, sipas tarifave të publikuara ne faqen zyrtare të kompanisë.

Çmimi i referohet një fluturimi dhe përfshin edhe taksat, njofton Wizz Air. (TemA)