Ballina Aktualitet Maqedoni Ndërroi jetë Muharrem Idrizi

Ndërroi jetë Muharrem Idrizi

Idrizi është autor i disa dokumentarëve të figurave të shkollës, artit dhe kulturës

Sot papritmas u nda nga jeta, në moshën 73 vjeçare, Muharrem Idrizi, njëri nga kuadrot më të shquara të Radio Televizionit të Prishtinës.

Ai nisi punën e tij në TVP, që në hapjen e këtij mediumi dhe punoi në redaksinë e programit arsimor-shkollor deri në mbylljen e TVP-së, në vitin 1990.

Në fillim të viteve të 90-ta ishte kryeredaktor i Tv Art në Tetovë. Muharrem Idrizi, është autor i disa dokumentarëve të figurave të shkollës, artit dhe kulturës.

Varrimi bëhet nesër (e enjte) pas faljes së namazit te drekës (11 tetor 2018) ne varrezat e f.Rasadishtë-Tetovë.
Kortezhi niset nga objekti i rri tek varrezat e reja te qytetit.