Home Planet Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës: Ende pa datë takimi...

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës: Ende pa datë takimi Trump-Rosenstein

Shtëpia e Bardhë thotë se ende nuk është caktuar një datë për takimin e parashikuar midis Presidentit Donald Trump dhe Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein, njeriu që mbikëqyr hetimin special për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Në një njoftim të gazetës New York Times kohët e fundit thuhej se zoti Rosenstein kishte sugjeruar që ai të regjistronte fshehurazi Presidentin Trump për të nxjerrë dëshmi që më pas Presidenti të shkarkohej si i papërshtatshëm për të qeverisur. Zoti Rosenstein bëri më pas dy deklarata ku e mohonte prerazi njoftimin e gazetës.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha të djelën për Fox News se takimi mes të dyve mund të bëhet këtë javë, por mund të shtyhet edhe një javë tjetër për shkak të zhvillimeve në lidhje me kandidatin për Gjykatën e Lartë Brett Kavanaugh.

Rosenstein vazhdon të mbikqyrë hetimin e pavarur për Rusinë të drejtuar nga prokurori i posaçëm Robert Mueller, duke e bërë atë një objektiv të shpeshtë të sulmeve të Presidentit Trump ndaj hetimit.