Ballina Bota Mediat turke publikojnë pamjet, pretendojnë se shihet zinxhiri i ngjarjeve në ditën...

Mediat turke publikojnë pamjet, pretendojnë se shihet zinxhiri i ngjarjeve në ditën e rrëmbimit të gazetarit saudit (Video)

Zyrtarët e forcave speciale Saudite, zyrtarët e inteligjencës, rojet kombëtare dhe një ekspert i forenzikës thuhet se ishin në mesin e një ekipi prej 15 personash të lidhur me zhdukjen në Stamboll të disidentit të profilit të lartë Jamal Khashoggi.

Kështu së paku është raportuar nga medat pro-qeveritare turke, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, mediat kanë publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihen oficerë të Inteligjencës saudite që hyjnë dhe largohen nga Turqia, përmes aeoportit të Stambollit.

Sugjerimet se Khashoggi u vra dhe trupi i tij u gjymtua, kanë fituar një qarkullim të gjerë që kur ai u zhduk dhe zyrtarët turq vazhdojnë të këmbëngulin se ai u takua me një fat brutal kur ai u fut brenda dyerve të misionit diplomatik.

Dhe, siç thuhet më tej, përfshirja e pretenduar e një eksperti të mjekësisë ligjore shton peshën ndaj dyshimeve.

Ekipi saudit thuhet se ka mbërritur në aeroportin e Ataturkut në Stamboll të martën javën e kaluar në dy aeroplanë, njëri prej të cilëve ka zbritur në orët para agimit dhe i dyti në pasditen e hershme.

Megjithatë, zyrtarët e sigurimit të aeroportit kanë thënë se kontrolluan të gjitha çantat që ekipet saudite morën me vete nga konsullata në aeroport dhe thanë se nuk kishte sende të dyshimta në ndonjë nga artikujt e ngarkuar në aeroplanë për udhëtimet e tyre të kthimit në Riad.

Zyrtarët gjithashtu thonë se ata ishin bërë të vetëdijshëm se Khashoggi mund të ishte rrëmbyer para se aeroplani i dytë të niset dhe kanë vëzhguar shtatë sauditë në një dhomë pritjeje, pasi të kontrollonin bagazhin e tyre për herë të dytë. Kur nuk u zbulua gjë e pazakontë, avioni u lejua të largohej.

Gjithashtu është raportuar të martën se gjashtë makina që u larguan nga konsullata, disa orë pas hyrjes së Khashuolit, u ndalën për disa orë në rezidencën e afërt të konsullit të Saudit, një vend që tani është bërë pikë qendrore e hetimit të çështjes.

Mediat turke kanë transmetuar pamjet e kamerave të sigurisë që thuhet se tregojnë ekipin saudit që mbërrin dhe po largohet nga aeroporti i Stambollit, si dhe automjetet që po afrohen dhe dalin nga konsullata.

Të martën, e fejuara e Khashoggi, Hatice Cengiz, ka apeluar tek presidenti amerikan, Donald Trump për ndihmë për të “hedhur dritë” mbi zhdukjen e burrit të saj.

“Unë gjithashtu i bëj thirrje Arabisë Saudite, veçanërisht mbretit Salman dhe princit të kurorës Mohammed bin Salman, për të treguar të njëjtin nivel ndjeshmërie dhe lirimin e pamjeve të kamerave të sigurisë nga konsullata”, kishte shkruar ajo.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jamal Khashoggi, 59 vjeç, hyri në konsullatën e Arabisë Saudite për të marrë dokumente zyrtare për martesën e tij të ardhshme, por ‘nuk u kthye më kurrë’ dhe policia besonte se ishte “torturuar dhe prerë në copa” brenda ndërtesës. /Telegrafi/