Ballina Kronika Kush është 46-vjeçari që i dogji makinën Drejtoreshës pasi e hoqi nga...

Kush është 46-vjeçari që i dogji makinën Drejtoreshës pasi e hoqi nga puna

Policia e Tiranës ka njoftuar sot se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në datën 1 tetor ku u dogj makina e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat.

Policia bën me dije se është arrestuar autori i ngjarjes shtetasi Alket Rumano, 46 vjeç.

46-vjeçari nuk kishte raporte të mira me Drejtoreshën, dhe kjo ishte bërë edhe shkak që ai të linte punën.

NJOFTIMI I PLOTË

Komisariati i Policisë Nr.6 zbardh ngjarjen e ndodhur më datë 01 tetor 2018, ku Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat i dogjën mjetin.

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intesive hetimore identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të zjarrvënies së automjetit, shtetasin :

– Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA550TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.