Ballina Aktualitet Kryeredaktori i “RD”-së: Është koha për kryengritje, duhet t’i shtypim me këmbë...

Kryeredaktori i “RD”-së: Është koha për kryengritje, duhet t’i shtypim me këmbë Ramën me shokë se kemi kundër dhe BE-në

SHPËRNDAJE

Kryeredaktori i “RD”-së, Bledi Kasmi, në një shkrim të tij, bën thirrje për kryengritje.

Sipas tij, Rama dhe qeveria e tij duhen shtypur me këmbë, pasi kanë edhe mbështetjen e BE-së, që sipas Kasmit, kërkon shtypjen e demokracisë në Shqipëri.

Shkrimi i Kasmit

Metodat e hetuesit të diktaturës, nga pengmarrja tek dhuna dhe dëshmitarët e rremë

I shikoni të gjitha këto që po ndodhin gjatë këtyre muajve të fundit? Kanë një të përbashkët, kemi të bëjmë me metodat e hershme të sigurimit të shtetit dhe hetuesisë famëkeqe të diktaturës.

Qytetarët merren peng, pastaj dhunohen dhe pastaj përpunohen dëshmi të rreme për të marrë në qafë njerëz të pafajshëm. Kjo është ajo që ndodhi me vajzën nga Fushë-Kruja, e cila në kushtet e pengmarrjes shtetërore u kthye në një dëshmitare të rreme në shërbim të hetuesisë së Fatmir Xhafës.

Prova më flagrante e këtyre metodave të hetuesisë së diktaturës ishte mbrëmë në emisionin “opinion” me videon e dorëzuar nga deputeti Salianji. Një qytetar është marrë peng për dëshmi të rreme në favor të Fatmir dhe Agron Xhafës. Qytetari në stres dhe hall të madh nga presioni kriminal i Drejtorit të Përgjithshëm të policisë u detyrua po ashtu që të bëjë dëshmi të rreme rreth përgjimit të Agron Xhafës.

Skema kriminale e njëjtë me atë të torturave që dikur Fatmir Xhafa si hetues ushtronte ndaj qytetarëve në qytetin e Krujës, se pse kishin pirë raki kur kishte vdekur diktatori. Megjithëse të diskretituar publikisht ata nuk pranojnë asgjë sepse këto ishin metodat e hetuesisë së diktaturës të rikthyera nga Fatmir Xhafa në ministrinë e Brendshme.

Me kapjen e Prokurorisë nga ky regjim kriminal, tani, fytyra e drejtësisë shqiptare është e njëjtë me atë të hetuesisë së diktaturës.

Kjo ishte edhe arsyeja se pse në krye të reformës në drejtësi ishte Fatmir Xhafa. Këtë tip drejtësie instaloi po ashtu Sorosi me këlyshët e tij në Shqipëri që nuk bëjnë gjë tjetër veçse përpiqen të instalojnë një regjim të ri diktatorial me koperturën e të ashtuquajturës drejtëi e reformuar.

Shtoi kësja edhe deklaratat nga Brukseli për “lidership të fortë” që nënkupton shtypjen e demokracisë në favor të sundimtarëve të rinj, janë një skemë kriminale me të cilat shqiptarët nuk mund të pajtohen dhe se duhet të reagojnë fuqishëm.

Sot, duhet rrëzuar modeli represiv i hetuesit të diktaturës Fatmir Xhafa. Eshtë koha për një kryengritje të madhe popullore për të shtypur me këmbë këtë regjim kriminal. Eshtë e vetmja rrugë që do të rikthejë vendin në shinat e demokracisë. Në të kundërt do të vazhdojmë të jemi dëshmitarë të skemave kriminale të hetuesit të diktaturës Fatmir Xhafa.

Loading...