Home Bota Kërkohen punëtorë pas legalizimit të kanabisit, kjo kompani ofron 50 dollarë për...

Kërkohen punëtorë pas legalizimit të kanabisit, kjo kompani ofron 50 dollarë për orë

Të mërkurën që lamë pas, Kanadaja u bë vendi i dytë në botë për legalizimin e kanabisit për përdorim rekreativ.

Kjo me sa duket pritet të sjellë sukses në ekonomi, pasi kompania Ahlot po kërkon punëtorë apo njerëz që kanë njohuri rreth kësaj bime dhe që dinë ta vlerësojnë, në mënyrë që të nxirret në treg cilësia më e mirë.

Kjo kompani ofron 50 dollarë në orë për punonjësit që do të ndërmarrin këtë angazhim.

Pasi Kanadaja legalizoi kanabisin për përdorim rekreativ, u hapën shumë vende pune, disa prej të cilave janë vetëm për njerëzit që kanë njohuri rreth kësaj bime.

“Fitoni 50 dollarë në orë për të vlerësuar më të mirën e asaj që fermerët kanadezë mund të ofrojnë”, citohet të jetë shkruar në shpalljen për vendet e punës.

VIDEO bonus:
Loading...