Home Kultura KADARE PËR FATOS ARAPIN: SHKRIMTAR I RËNDËSISHËM ME NJË JETË DHE...

KADARE PËR FATOS ARAPIN: SHKRIMTAR I RËNDËSISHËM ME NJË JETË DHE KRIJIMTARI DRAMATIKE

Pas marrjes së lajmit për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Fatos Arapi, ka reaguar me një ngushëllim të tijin edhe shkrimtari Ismail Kadare. Ai shprehet:

Pas ikjes së Dritero Agollit letërsia shqipe i ka gjithmonë e me të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.

Shkrimtar i rëndësishëm, me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI.

Dëshmia e tij artistike do te jetë e veçante dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsisë shqipe.

Ismail Kadare

Loading...