Ballina Aktualitet Jankullovska e kishte parashikuar se do të përfundojë në burg (VIDEO)

Jankullovska e kishte parashikuar se do të përfundojë në burg (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Z.Stavrevski: “Çdoherë dikush i ri më lajmërohet që ka probleme e do të përfundoj në burg. Kinse do të bëjnë vetëvrasje e do të prenë venat.

G.Jankullovska: “Ne me të vërtetë të gjithë do të përfundojmë në burg, kështu siç kemi filluar…”

Z.Stavrevski: “E pash porosinë tuaj, por çfarë të them!”

Kjo është njëra nga të ashtuquajturat bomba të cilat i publikoi LSDM kur ishte në opozitë. Sot, në rastin TANKU të PPS-së, në bazë të një bombe të ngjajshme, ish-Ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankulloska u dënua me gjashtë vjet heqje lirie për abuzim me procedurat gjatë furnizimit të “Mercedesit S600”. Jankullovska sot nuk ishte e pranishme për të dëgjuar aktgjykimin e shqiptuar nga kryetarja e Këshillit gjyqësor Dobrilla Kacarska. Kjo e fundit dha shpjegimin se Jankullovska gjatë blerjes së automjetit të blinduar, në vlerë prej 600 mijë eurosh në vitin 2012, ka nxitur me paramendim të kryej vepër penale edhe ish-ndihmës ministrin e MPB, Gjoko Popovskin, i cili për të njëjtën akuzë është dënuar me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg.

“E akuzuara Gordana Jankullovska është fajtore për kryerjen e veprës penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve’ nga Neni 353, paragrafi 5 dhe 1, nga Neni 23 të Kodit Penal. Sipas këtyre predispozitave ligjore të Neneve 4, 32, 33, 34, 35 dhe 39 nga KPP, Gjykata e dënon atë me burg prej 6 vjetësh”, tha Dobrilla Kacarska, Gjykatëse.

Prokurorja Speciale, Fatime Fetai tha se sipas Kodit Penal me këtë lartësi të dënimit, Jankullovska duhet të burgoset menjëherë, por duke marrë parasysh rrethanat se ajo është nënë e një foshnje tre muajshe, Fetai kërkon nga trupi gjykues që t’i dyfishohet masa e kujdesit të shtuar, pasi që sipas saj, ekziston mundësia e arratisjes së të posa dënuarës.

“Në vend të masës së paraburgimit, unë ju propozoj e nderuara gjykatëse t’i shqiptoni dyfishimin e , masës së kujdesit të shtuar, kurse kjo është ndalimi për ta lëshuar vendbanimin, përkatësisht vendqëndrimin nga e akuzuara Gordana Jankullovska”, u shpreh Fatime Fetai, Prokurorja Speciale.

Nga pala mbrojtëse e thonë se ky aktvendim nuk ka bazë për të çuar në burg Jankullovskën dhe se do të ankohen në Gjykatën e Apelit. Avokatja Sanja Aleksiq tha se e akuzuara gjatë ndjekjes penale për këtë lëndë iu është nënshtruar masave të kujdesit të shtuar, duke iu konfiskuar dokumentet e udhëtimit dhe paraqitja e rregullt në gjykatë.

“Në këtë drejtim, e akuzuara Jankullovksa nëse do të donte të arratisej, atë do ta kishte bërë shumë më parë dhe jo tani në këtë fazë të procesit gjyqësorë. Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe ajo i ka respektuar të gjitha lëndët gjyqësore, duke qenë prezentë në secilën seancë”, tha Sanja Aleksiq, Avokate.

Gjykata Penale vendosi që deri në momentin e fillimit të vuajtjes së dënimit, Jankullovska t’i nënshtrohet masave të kujdesit të shtuar, duke i ndaluar të lëshoj vendbanimin e saj, përkatësisht qytetin e Shkupit. Gjykimi për Jankulloskën, disa muaj më parë u veçua si procedurë për shkak të shtatzënisë së saj, filloi në fund të muajit gusht të këtij viti, pasi e pandehura kishte lindur.

Në rastin “Tanku” tani më është dënuar edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski me dy vjet burg dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski. Të dy paraqitën ankimime në Gjykatën e Apelit për gjatësinë e dënimeve. Apelacioni të premten njoftoi se ankimimi i Gruevskit nuk është pranuar dhe i konfirmoi dënimin me burg prej dy vjetëve. Popovskit aktgjykimi ia uli dënimin në katër vjet e gjysmë.

Përgatiti: Adnan Qaili

Loading...