Home Bota Ish-presidenti dënohet me 15 vjet burg

Ish-presidenti dënohet me 15 vjet burg

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, është burgosur për 15 vjet për korrupsion.

Lee u dënua të premten nga një gjykatë në Seul me akuzën për për ryshfet, përvetësim dhe shpërdorim të pushtetit, dhe urdhëroi të paguante një gjobë prej 11.5 milion dollarë.

Ish-presidenti pretendon se akuzat janë të motivuara politikisht.

Ai bëhet kreu i katërt i Koresë së Jugut që do të burgoset, duke pasuar burgosjen e pasardhësit të tij në prill.

Park Geun-hye u dënua me 33 vjet burgim pasi u shpall fajtore për abuzim me pushtetin dhe shtrëngim.

Lee nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë dhënies së dënimit, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Gjykatësi në Gjykatën Qendrore të Qarkut Seul tha se “dënimi i rëndë për të akuzuarin është i pashmangshëm” për shkak të natyrës serioze të krimeve.

Gjykata gjeti që ish-udhëheqësi pranoi miliarda won(monedha vendase) nga firma e madhe elektronike Samsung në këmbim të faljes së kryetarit të saj, Lee Kun-hee.

Kompania mohon se i ka dhënë ish-presidentit paratë.Lidhjet ndërmjet udhëheqësve politikë dhe konglomerateve të mëdha familjare të njohura si chaebols kanë kaluar shpesh nën vëzhgim, ose kanë qenë në qendër të akuzave kriminale.

VIDEO bonus:
Loading...