Home Sport Hermetikë kundër Izraelit, zbulohet formacioni

Hermetikë kundër Izraelit, zbulohet formacioni

Sonte në orën 20:45, Shqipëria ka përballjen e rëndësishme me Izraelin në stadiumin e qytetit Be’er Sheva.

Edhe pse hermetik në përgatitje, formacioni, me të cilin mund të zbresin në fushë kuqezinjtë e trajnerit Christian Panucci, pritet të jetë i bazuar në skemën 3-5-2.

Formacioni: Në portë Strakosha; Në mbrojtje Hysaj, Mavraj dhe Gjimshiti ; Mesfusha formohet nga Binaku, Basha, Xhaka, Memushaj, ndërsa në sulm do të jenë Grezda dhe Balaj.

Loading...