Home Ballkani Financimet greke, Idrizi: Unë i paguar?! A jeni në terezi o shqiptarë?

Financimet greke, Idrizi: Unë i paguar?! A jeni në terezi o shqiptarë?

Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka hedhur poshtë çdo pretendim se ai ka marrë para nga Greqia.

Pas publikimit të lajmit në disa media, duke iu referuar shtypit grek, Idrizi ka paralajmëruar se do ta çojë në prokurori këtë çështje.

Me anë të një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Idrizi shkruan se në asnjë prej mediave greke të cituara si burim që mediat shqiptare morën lajmin, nuk ekziston një gjë e tillë.

Po të shpenzonit një sekondë të kohës tuaj, e shumë më pak se sa duhej për tu ngazëllyer për “tradhtarin”, që ja u servirën me kokën në tepsi do shihnit, se lajmi është i mashtruesit dhe agjentit të Asfalisë Greke, Festim Lato dhe këtë e dinë mirë dhe SHISH–i dhe autoritet e tjera shqiptare, i cili për bëmat e tij të mashtrimit nuk hyn dot prej vitesh në Shqipëri”, shkruan Idrizi.

Kritik me maninë për të rendur drejt lajmit të pakonfirmuar, ai shkruan se ka angazhuar përfaqësuesit ligjorë për ta çuar çështjen në prokurori.

“Me këtë po merren përfaqësuesit e mi ligjor, sepse ndërkohë që dje shihja maskaradën e turpshme, e “shqyhesha” nga të marrët e “patriotët”, krejt i qetë angazhova përfaqësuesit ligjor për të përgatitur përgënjeshtrimin e lajmit nga ata, e më pas kallzimin për në Prokurorinë e Tiranës, për marrokët e shipfjes, në rastin më të mire”, vijon më tej kreu i PDIU-së.