Home Bota Edhe BE-ja përfshihet në zbardhjen e vrasjes së gazetarit Khashoggi

Edhe BE-ja përfshihet në zbardhjen e vrasjes së gazetarit Khashoggi

Përfaqësuesja e Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini tha sot se Unioni po punon me një grup prej shtatë vendeve të industrializuara për të bashkërenduar reagimin ndaj vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.“Reagimi i Bashkimit Evropian tani do të varet nga hapat e ardhshëm që do të marrin autoritetet saudite” tha Mogherini, raporton AP.

Në fjalimin drejtuar deputetëve, ajo tha se ministrat e jashtëm punojnë me kolegët e G7 për “hapa të mëtejshëm të përbashkët dhe njoftime për shtyp”, por nuk specifikuan se për çfarë hapash bëhet fjalë.

Mogherini gjithashtu u bëri thirrje sauditëve që të “japin të gjithë informacionin që kanë për rastin dhe të sigurojnë që autorët e krimit të sillen para drejtësisë”.

Deputetët i përshkruan shpjegimet saudite për vdekjen e Khashoggi si “një falsifikim”, transmeton ksp.Khashoggi u zhduk më 2 tetor pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll për një dokument që i nevojitej për martesë dhe Arabia Saudite pranoi disa ditë më parë se ai u vra brenda në ndërtesë.

Burime të paidentifikuara të Sky News deklarojnë se trupi i tij është gjetur në kopshtin e konsullatës saudite në Stamboll, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Njëri nga burimet e mediumit britanik pohon se trupi i Khashoggi ishte “i copëtuar” dhe se fytyra e tij ishte “e masakruar”.

Loading...