Home Bota E fejuara turke e gazetarit Khashoggi tregon për dashurinë e tyre, momentet...

E fejuara turke e gazetarit Khashoggi tregon për dashurinë e tyre, momentet e fundit së bashku

E fejuara turke e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka rrëfyer për ditët që paraprinë zhdukjen e tij – takimin e tyre, angazhimin dhe pastaj çastin kur ajo alarmoi autoritetet turke se ai nuk kishte dalë nga konsullata saudite në Stamboll, transmeton flurudha.com.

Pothuajse një javë pas zhdukjes së të fejuarit të saj, Hatice Cengiz i dha një intervistë gazetës amerikane Washington Post, kolumnist i së cilës ishte Khoshoggi.
36-vjeçarja, e frikësuar dhe e privuar nga gjumi, u shoqërua nga dy policë turq gjatë intervistës në Stamboll.

Cengiz thotë se nuk ka shkuar në ligjëratat e doktoraturës në mënyrë që të shoqërojë Khasoggi-n në konsullatën saudite më 2 tetor, ditën e fundit që ai u pa. Në taksi, ata biseduan për të ardhmen e tyre.

Khashoggi, 58 vjeç, e kishte pyetur babain e Cengizit për martesën e saj muajin e kaluar dhe ai kishte pranuar, pavarësisht hezitimit fillestar për shkak të hendekut të moshës. Çifti sapo kishin mbaruar punimet në apartamentin e tyre në Stamboll, të blerë nga Khashoggi.

“Shtëpia është e bukur, si pronari i saj”, ishte mesazhi i saj i fundit për miqtë.

Cengiz dhe Khashoggi u takuan në maj në një konferencë në të cilën foli gazetari saudit. Cengiz i kishte shtruar një pyetje Khashoggi-it pas fjalimit të tij, e cila çoi në një bisedë më të gjatë më pas.

Të dy qëndruan në kontakt, duke u takuar kur Khashoggi ishte në Stamboll.
“Lidhja u bë më e fortë dhe më e fortë”, tha Cengiz për Washington Post, duke treguar “selfiet” e dy takimeve gjatë verës.

Për t`u martuar me një shtetase turke, Khashoggi kishte nevojë për një dokument nga qeveria saudite që provonte se ishte divorcuar.

Khashoggi kishte shprehur disa shqetësime rreth vizitës në konsullatë, tha Cengiz.

“Ai tha në një moment, ‘Ndoshta është më mirë të mos shkoj.’ Ai ishte i shqetësuar se diçka mund t”i ndodhte, “tha ajo.
Por ai vendosi të shkojë. Takimii i parë në kosullatë shkoi pa probleme dhe iu kërkua të kthehej të martën e ardhshme.
Cengiz tha se e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull aty rreth orës 16, tridhjetë minuta pas mbylljes së orarit të punës të konsullatës.

E kapluar nga paniku, ajo i telefonoi një mikut. “Miku më tha se zëri im nuk ishte normal kur e thirra.Isha si e çakërdisur”, tha ajo.

“Ku është Jamal”, pyeti Cengiz një roje, pastaj iu drejtua konsullatës duke bërë të njëjtën pyetje:”Jamal hyri dhe nuk doli më”.

Një burrë në hyrje i tha asaj se nuk kishte asnjë brenda.
Cengiz i telefonoi një këshilltarit të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, tek i cili e kishte drejtuar Khashoggi nëse diçka nuk shkonte mirë. Më pas, ajo lajmëroi policinë turke se i fejuari i saj ishte zhdukur.

Policia intervistoi atë ditë Cengiz, duke i treguar një pamje prej kamerave të sigurisë – imazhi që u publikua të martën.
“A është ky ai?” pyeti policia. Ajo e identifikoi njeriun në foto si Khashoggi, me një xhaketë të errët.

Ajo u intervistua përsëri të hënën. Autoritetet turke morën disa nga rrobate Khashoggit dhe sendet personale për mostrat e ADN-së, tha ajo.

Por ende nuk i është thënë nëse ai është i vdekur apo i gjallë.
“Si nusja e tij, si dikush afër Jamal-it dhe në dashuri me të, unë jam duke pritur informacion nga qeveria ime për atë se çka ka ndodhur me të,” tha ajo.

“Është përgjegjësi e Arabisë Saudite që të shpjegojë dhe të provojë se si Jamali ka dalë dhe nga ku dhe kur,” shtoi ajo.
“Unë nuk po heq shpresën, shpresoj se së shpejti do të mësojmë se çfarë i ka ndodhur atij dhe unë ende shpresoj se ai është gjallë”, tha ajo.

“Por unë duhet të di, ku është Jamal? Unë duhet të di se çfarë ka ndodhur me të.” Përgatiti: flurudha.com

Loading...