Ballina Chronicle Çudi në burgun e Lezhës, topi i Realit i mbushur me celularë...

Çudi në burgun e Lezhës, topi i Realit i mbushur me celularë (FOTO)

Jemi mësuar shpesh të dëgjojmë histori të ndryshme mbi tentativat që të burgosurit tentojnë të fusin droge dhe celulare në burg përmes familjareve të tyre.

Rasti i fundit i çuditshëm është zbuluar dhe parandaluar në ambientet e burgut të Lezhës.

Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë.

Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit.

Duhet theksuar se në aksionin e zhvilluar në rang vendi pak javë më parë në burgje u sekuestruan 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa; 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

 

View this post on Instagram

 

Çudi në burgun e Lezhës, topi i Realit i mbushur me celularë Jemi mësuar shpesh të dëgjojmë histori të ndryshme mbi tentativat që të burgosurit tentojnë të fusin droge dhe celulare në burg përmes familjareve të tyre. Rasti i fundit i çuditshëm është zbuluar dhe parandaluar në ambientet e burgut të Lezhës. Gjatë orës së ajrimit të të burgosurve është hedhur nga jashtë një top futbolli i fryrë. Topi është konstatuar nga punonjësit e shërbimit të cilët e kanë bllokuar menjëherë. Janë bërë verifikimet e nevojshme dhe janë kontrolluar kamerat e sigurisë. Brenda topit janë gjetur tre celularë, dy Iphone dhe një Samsung, bashkë me karikuesit dhe dy karta celulari të pahapura. Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve po kryen të gjitha hetimet e nevojshme për rastin në fjalë, për të identifikuar përgjegjësit. Duhet theksuar se në aksionin e zhvilluar në rang vendi pak javë më parë në burgje u sekuestruan 17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa; 27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

A post shared by Tetova News (@tetovanews) on