Home Shëndeti Çfarë është spirulina dhe cilat janë përfitimet shëndetësore të saj

Çfarë është spirulina dhe cilat janë përfitimet shëndetësore të saj

A keni dëgjuar për spirulinën? Kjo algë e hatashme në formë suplementi ofron shumë veti pozitive për shëndetin, mirëqenien dhe bukurinë. Kjo algë në formë spirale, me emrin “cyanobacteria”, ka ngjyrë të gjelbër në të kaltër falë përmbajtjes me klorofil dhe fikokianinë. Mbi gjithçka, është një suplement i mahnitshëm që ofron proteina për trupin. Spirulina është burim i shkëlqyeshëm për karbohidrate, yndyra, acide nukleike dhe vitamina A dhe B12. Disa nga mineralet që i përmban janë kalcium, hekur, magnez dhe fosfor.

Mr.sc. Diola Dosti-Baftiu, biologe e cila çdo ditë do të ndajë disa minuta nga koha e saj për të na informuar më shumë me këshilla të ndryshme për shëndetin.
Spirulina është alga e gjelbër e njohur ndryshe si ushqimi më i pasur në botë.

Ka 2300% më shumë hekur se sa spinaqi,
3900% beta karotën më shumë se karota,
300% më shumë kalcium se sa qumështi,
375% më shumë proteina se sa tofu. Krahasuar me nivelet e fitonutrienteve,
ka 31 herë më shumë fitonutriente se sa boronicat dhe
60 herë më shumë se sa spinaqi.
Spirulina bën mrekulli në shëndetin tonë.

Kujdeset për shëndetin e mëlçisë, redukton dhimbjen, redukton simptomat e alergjisë, mbron nga radiacioni, antiinflamator, rrit sistemin imunitar, kujdeset për shëndetin e syve, parandalon rritjen e yndyrave në gjak, mbron qelizat nervore, kap metalet e rënda në trupin tonë dhe i nxjerr jashtë, i pasur me jod, kujdeset për shëndetin e tiroideve, parandalon dhe ndihmon ne rastet me sëmundjet e zemrës, trajton hipertensionin.

I pasur me omega 3, omega 6, omega 9, 65% proteina dhe acidin yndyror gama linoleik (GLA), me të gjitha aminoacidet esenciale. rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ul riskun për kancer. Shumë e pasur me klorofil, furnizon të gjitha qelizat me oksigjen.

Burim të gjithë elementeve ushqyese si:

vitaminë B-1 (thiaminë),
vitaminë B2 (riboflavine)
B-3 (nikotinamine)
B-6 (piridoksine)
vitaminë B-9 (acid folik),
vitaminë C, D, A dhe
vitaminë E.

E pasur gjithashtu me kalium, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, mangan, fosfor, selenium dhe zink. Po ashtu është edhe super i pasur me kalcium.

Spirulina tretet shumë lehtë, bën rigjenerimin e qelizave (anti-moshë), antimykotik, antibakterial, antivirusal.
Është provuar se ka efekt kundër herpesit dhe HIV-it, e ndër të tjera ndihmon edhe në humbjen e peshës.

Përdoret për të gjitha moshat.

1-5 gram çdo ditë, shtohet në çaj, lëngje frutash apo thjeshtë ujë.

Loading...