Home Sport Astana surpriza e grupit K në Europa League, mposht francezët e Rennes

Astana surpriza e grupit K në Europa League, mposht francezët e Rennes

Kazakët e Astanas u ngjitën përkohësisht në vendin e parë të grupit K të Europa League pasi mposhtën me rezultatin 2-0 në shtëpi francezët e Rennes në sfidën që i dha start të enjtes magjike të Europa League.

Ruandi i dytë i ndeshjeve në grupe filloi pikërisht me një sukses të rëndësishëm të Astanas që u vulos nga golat e Zainutdinov në minutën e 64-ët dhe kroatit Tomasov në fund.

Pas barazimit ndaj Dynamos së Kievit Astana u konfirmua si skuadra surprizë e grupit K që do të tentojë me çdo kusht kualifikimin. Për Rennes kjo humbje vjen pas fitores së ngushtë ndaj çekëve të Jablonec në raundin e parë.

Loading...