Home Ballkani 27 prilli, Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov lirohen nga paraburgimi (VIDEO)

27 prilli, Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov lirohen nga paraburgimi (VIDEO)

Dramë e vërtetë në Gjykatën Penale. Gjykimi për 27 prillin dhe dëshmia e dëshmitarit të rrezikuar e nxehën atmosferën në sallën e gjyqit. Nga kjo situatë pësuan avokatët. Gjyqtarja Dobrila Kacarska i dënoi ata me nga 1,000 euro dhe i largoi nga salla. Të pandehurit morën avokatë sipas detyrës zyrtare ndërsa dëshmitari i rrezikuar nuk dha deklaratë. Problemet filluan kur teknika nuk funksionoi dhe nuk arriti ta mbrojë plotësisht identitetin e dëshmitarit. Gjykimi u ndërpre dhe vazhdoi në ndërtesën e vjetër. Në pushim, deri tek të pandehurit arriti lajmi se është shfuqizuar paraburgimi shtëpiak deputetit Sasho Vasilevski. Disa prej tyre kërkonin konfirmim për lajmin nga gazetarët. Por Vasilevski nuk ishte në disponim të fliste para kamerës.

Sasho Vasilevski, deputet i VMRO-DPMNE-së

“A do të shkoni në Kuvend?

Unë jam në proces gjyqësor.

Dhe a do të votoni për ndryshimet kushtetuese?”

I disponuar për deklaratë para kamerës ishte kolegu i tij, deputeti Luben Arnaudov, i cili paradite gjithashtu u lëshua nga arresti me garanci të lartë financiare. Ai pohon se deri më tani askush nuk i ka telefonuar që të bëj pazar me të, që t’i mbështes ndryshimet kushtetuese.

Luben Arnaudov- deputet i VMRO DPMNE-së

“A do të votonit për ndryshimet kushtetuese në këmbim me amnistinë dhe lirinë?

Për momentin s’kemi menduar asgjë, por do të mendojmë vetëm në interes të Maqedonisë dhe popullit”.

Edhe pse opinioni në fjalimin e kryeministrit Zaev vërejti ofertë për amnisti të të gjithë pjesëmarrësve në skenarin e përgjakshëm vitin e kaluar, prokurorja Villma Ruskovska është optimiste.

Unë personalisht nuk vërejta amnisti. Konsideroj se këtë që e tha Zaev është shenjë pajtimi, personalisht nuk shoh të ketë amnisti- tha Villma Ruskovska, prokurore.

Dhe përderisa të akuzuarit dhe prokurorja interpretojnë deklaratën e Zaevit, më shumë pësuan avokatët. Sipas tyre, ankesat për kushtet e këqija në sallën e gjykatës në godinën e vjetër të Penales, i kanë penalizuar. Ata janë larguar nga gjykata ndërsa të akuzuarit kanë marrë avokatë të vendosur sipas detyrës zyrtare.

Që të gjithë ishim të dënuar me nga 1000 euro dhe këto mjete ia japim gjykatës- tha Zvonko Davidoviq- avokat.

Jemi të larguar dhe të dënuar me nga 1000 euro, me siguri avokatë do të marrin nga Marsi, avokatë të profesionit të lartë- pohoi Sashko Dukovski- avokat.

Gjykata Penale njoftoi se dëshmitari i rrezikuar nesër do të dëshmojë në gjykatë. Janë siguruar avokatë me detyrë zyrtare ndërsa njëri prej të akuzuarve i kërkoi falje gjykatëses Kacarska duke shtuar se nuk pajtohet me sjelljen e avokatëve.

Bojan Stojanovski