Ballina Aktualitet Zhvillimi i orëve të vona/ Thaçi, Haradinaj e Ahmeti në Tiranë

Zhvillimi i orëve të vona/ Thaçi, Haradinaj e Ahmeti në Tiranë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë nisur mbrëmjen e së martës urgjentisht për në Tiranë. Lajmin e publikon Gazeta Express sipas së cilës ata do të kenë një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama me ftesë të këtij të fundit.

“Nuk kam informata të tjera për arsyet e takimit”- ka thënë ky burim. Gjatë ditës në Tiranë ka udhëtuar edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Këta të fundit kanë pasur një vizitë të lajmëruar më parë.

Po kaq, sonte në Tiranë ndodhet edhe kreu i BDI-së, partisë më të madhe në Maqedoni, Ali Ahmeti, i cili po jep një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në Opinion. Nuk dihet nëse Ahmeti do ti bashkohet më pas liderve të tjerë politike shqiptarë.
Kjo ndodh në kohën kur diskutohen kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë. Hashim Thaci është shprehur hapur për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ndërsa drejtuesit e tjerë politikë në Kosovë deri më tani kanë qenë kundër.
/Opinion.al