Ballina Aktualitet Xhabir Deralla: Gjuhën e urrejtjes kundër referendumit, e finansojnë struktura proruse (VIDEO)

Xhabir Deralla: Gjuhën e urrejtjes kundër referendumit, e finansojnë struktura proruse (VIDEO)

Edhe pse beson se ato do të dështojnë dhe nuk do t’ia arijnë qëllimit final, retorika agresive anti perëndimore dhe gjuha e urrejtjes, sipas Xhabir Derallës nga “Civil” nuk është e rastësishme dhe mirë e organizuar. Në emisionin “Studio e hapur” në Tv Shenja, Deralla akuzoi se pas kësaj fushate qëndrojnë finansa nga struktura proruse të cilat kundërshtojnë perëndimin dhe integrimet e Maqedonisë.

“Është e qartë se aty ka finansa të cilat shpresoj se institucionet do të ju hyjnë në gjurmë, sepse nuk janë në domenin e legales dhe legjitimes. Në çdo rast ajo shkakton dëm, për atë mes tjerash përgjegjëse është edhe partia opozitare, por edhe struktura të tjera të cilat qartazi punojnë jo vetëm në bazë të bindjeve të tyre të thella, nacionaliste, radikale, por punojnë edhge me urdhër ose në rrjet me struktura anti perëndimore nga jashtë, parasegjithash kuptohet, të jemi të hapur, mendoj në Kremlinin. Një strukturë proruse e cila me vite deri më tani është ndërtuar në Maqedoni, normalisht me amin dhe me mbështetje të pushtetit të atëhershëm. Ne kemi të dhëna nga terreni se ekzistojnë disa dhjetëra njerëz që në mënyrë aktive në më shumë komuna të Maqedonisë punojnë në mobilizim antiperëndimorë. Por, sidoqoftë, të kthehem në vetë thelbin e pyetjes, vlerësimi ynë është se nuk janë aq të fuqishëm e as të dukshëm dhe me siguri në një moment edhe do të jenë të detyruar të dorrëzohen, pasi nuk ka asnjë efekt ajo që ata e bëjnë”, u shpreh Deralla në Studio e hapur.