Ballina Shëndeti Ushqimi i një dite më parë ndikon negativisht në organizëm

Ushqimi i një dite më parë ndikon negativisht në organizëm

Kur në mbrëmje ngelet një ushqim pa konsumuar ne asnjëherë nuk e flakim por e konsumojmë ditën tjetër. Por sipas një studimi që është kryer kohët e fundit kjo gjë ndikon për keq në organizmin tonë. Shumica e personave që janë me dietë konsumojnë pak ushqim dhe pjesën tjetër e ruajnë për më vonë.

Sidoqoftë studiuesit e Marketingut në Universitetin e Michigan kanë zbuluar se kjo bën që njerëzit të besojnë se kanë ngrënë shumë pak duke lënë mënjanë kështu aktivitetin fizik. Kjo çështje po bëhet problem pasi edhe ata persona të cilët konsumojnë vetëm gjysmën e ushqimit të tyre përsëri po marrin shumë kalori.

Nuk ka rëndësi sa ushqim dikush ha herën e parë nëse porcioni që ata lënë për më vonë është i madh ata mendojnë se kanë ngrënë shumë pak ushqim madje këta njerëz konsumojnë shumë ushqime të pashëndetshme dhe sasi më të madhe ushqimi në vaktin tjetër. Sipas studimit të kryer ushqimi i mbetur ndikon shumë në perceptimin e njerëzve, motivimin dhe shëndetin e tyre.