Ballina Aktualitet U nënshkrua marrëveshja për patentë shoferët mes Maqedonisë dhe Gjermanisë (VIDEO)

U nënshkrua marrëveshja për patentë shoferët mes Maqedonisë dhe Gjermanisë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ambasadori i Maqedonisë në Shkup, Tomas Gerberih, në prani të ministrave të Jashtëm të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Hajko Mas, kanë nënshkruar deklaratën për pranimin reciprok të patentë shoferëve, njofton Portalb.mk.

Në aspektin praktik, kjo marrëveshje nënkupton se në territorin e dy vendeve, qytetarët do të mund t’i plotësojnë kushtet sipas deklaratës (qëndrimit ligjor më gjatë se 180-185 ditë në vend tjetër gjatë një viti, kanë leje të vlefshme të patentë shoferëve nacional) do të mund të kryejnë ndërrim të patentave të shoferëve, me patentë shoferë të vlefshme nga vendi ku qëndrojnë, pa paguar harxhime shtesë për hyrje në provim të patentë shoferëve, apo pa harxhime shtesë, tha Spasovski.

“Ky proces me vite ishte i bllokuar në labirintet e harmonizimit të përbashkët normativ mes shërbimeve zyrtare ë Maqedonisë dhe Gjermanisë, pa shpresë për zgjidhje të suksesshme të çështjeve të hapura. Qytetarët me të drejtë kanë qenë të durueshëm, pasi që me vite u dhanë premtime të zbrazëta”, tha Spasovski.

Deklarata hyn në fuqi menjëherë.

Marrëveshje të tilla të ngjashme kemi me vendet evropiane siç janë Italia, Spanja, Belgjika, Romani, Çeki, Hungari, Austri, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Mal të Zi, ndërkaq në fazë finale është me Turqinë, Britaninë e Madhe, Kosovën, Australinë dhe Zelandën e Re..

Loading...