Ballina Aktualitet “Për në NATO dhe BE”, Zaev dhe Ahmeti nisin fushatën për referendumin

“Për në NATO dhe BE”, Zaev dhe Ahmeti nisin fushatën për referendumin

SHPËRNDAJE

Në Maqedoni nisi zyrtarisht fushata për referendumin e 30 shtatorit, ku do të vendoset për marrëveshjen e arritur me Greqinë, për emrin e ri të vendit, pakt i cili i hap rrugën Shkupit për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe NATO.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i ftoi qytetaret që t’i thonë po paktit me Athinën.

“27 vjet duke u zvarritur nëpër baltë ishte e mjaftueshme. Është koha për t’iu bashkuar Evropës dhe NATO-s. Është koha për një jete me te mire për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. E bëra kompromisin sepse ishte e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Emri i marrëveshjes ishte i aksesueshëm për këdo. Emërtimi i marrëveshjes e mban gjallë emrin Maqedoni duke ruajtur identitetin dhe gjuhën tonë”, u shpreh Zaev.

Edhe Ali Ahmeti kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim tha se 30 shtatori është rruga e Maqedonisë për në BE dhe NATO.

Të gjitha partitë shqiptare e mbështesin marrëveshjen me Greqinë, ndërsa kundër është partia më e madhe maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE.

Loading...