Ballina Bota Manovrat ushtarake të Rusisë (VIDEO)

Manovrat ushtarake të Rusisë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Të shtunën ishte dita e fundit e manovrave ushtarake të Rusisë, ku u përfshinë helikopterë, avionë luftarakë dhe tanke.

Manovrat Vostik që zgjatën për një javë, u zhvilluan në një sipërfaqe të gjerë, që u shtri në Siberi, Lindjen e Largët dhe në oqeanet Arktiv dhe Paqësor, ishin një ekspozim i fuqisë ushtarke të Moskës dhe Pekinit në një periudhë të shtimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

Krahas trupave ushtarake, në manovra u përfshinë 1 mijë avionë dhe 36 mijë tanke dhe mjete të tjera luftarake ruse, në mesin e tyre edhe nëndetëse. Manovrat e këtij viti ja kaluan edhe atyre që deri më sot njiheshin si manovrat më të mëdha sovjetike, të vitit 1981.

Loading...