Ballina Sport Liverpuli fiton në shtesë ndaj PSG-së, Napoli i Hysajt ngec në Serbi

Liverpuli fiton në shtesë ndaj PSG-së, Napoli i Hysajt ngec në Serbi

SHPËRNDAJE

Mbrojtësi shqiptar i Napolit Elseid Hysaj, gjatë ndeshjes kundër Crvena Zvezdës në Beograd
Kryesfida e mbrëmjës, ajo mes Liverpool-it dhe PSG ka rezultuar vërtetë spektakolare. Në “Anfield Road” u shënuan plot 5 gola, me vendasit që arritën të merrnin 3 pikët, pasi fituan në limite 3-2.

Sturridge e Milner i dhanë avantazhin nënkampionëve të Europës, ndërsa golat e Meunier e Mbappe u munduan të shmangin humbjen e parizienëve. Kjo pasi Firminho i dha goditjen fatale të besuarve të Thomas Tuchel në minutën e 2-të shtesë. Në barazim pa gola u mbyll takimi i këtij grupi (C) mes Crvena Zvezda dhe Napolit.

Në “Maracana” Elseid Hysaj me shokë u kënaqen me nga një pikë, duke rrezikuar shumë për të ardhmen.

Në takimet e mbrëmjes, Dortmundi mori një fitore me shumë vlera në transfertë kundër Klub Bruzh. Gallatasaraj fitoi lehtësisht 3-0 kundër Lokomtivës së Moskës, Atletiko mposhti Monakon në Francë, ndërsa Shalke dhe Porto u ndanë në paqe në tokën gjermane, me rezultatin 101.

Më herët, Interi mposhti me përmbysje Totenhamin 2-1, ndërsa Barcelona shkatërroi në shtëpi PSV Eindhoven 4-0.

Loading...