Ballina Kronika Kosovë, arrestohen 31 persona për prostitucion

Kosovë, arrestohen 31 persona për prostitucion

SHPËRNDAJE

Të paktën 31 persona janë arrestuar nga policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme nën akuzat e prostiticionit.

Personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “marrje me prostitucion”.

Personat e arrestuar në këtë rast janë gjithsej 31 nga të cilët 2 (dy) femra shqiptare kosovare dhe 29 meshkuj shqiptarë kosovarë.

Me këtë rast është bërë edhe identifikimi i katër personave të tjerë, të cilët dyshohet se momentalisht nuk gjenden në Kosovë.

Pas konsultimit me Gjykatën Themelore të Departamentit për Kundërvajtje në Prishtinë ndaj të gjithë të dyshuarve është iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje, ku me datën 13 shtator 2018 ata janë dërguar me procedurë të shpejtë pranë organeve të drejtësisë, respektivisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Loading...